Policia e Kosovës

Prizren, Policia shpëton një person nga vetëvrasja në lum

Policia e Kosovës ka shpëtuar një person derisa ishte duke tentuar të kryejë vetëvrasje në një lum, në Prizren.

Sipas Policisë, derisa njësitet policore ishin duke patrulluar, e kishin vërejtur një person në lum. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur të shpëtojnë personin nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se viktima pas tretmanit mjekëosr është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim mëtutjeshëm, pasi i njejti kishte probleme psikike.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Prizren.