Foto: Arkiv

Të Premten Mblidhet Kuvendi

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit foli edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Edhe Grabovci tha se përfaqësuesja e opozitës po kundërshton mbajtjen e seancës solemne në përvjetorin e pavarësisë.

“Mendoj që nuk ka datë më të rëndësishme se ditëlindja e shtetit tonë. Kundërshtim këmbëngulës nga përfaqësuesja e opozitës që seanca solemne të mos mbahet,” tha Grabovci.

grabovci

Ai tha fjalët e tij edhe për situatën politike.

“6 muaj ma herët dhe 6 muaj tash, bllokadë e jetës së qytetarit në Kosovë, kjo është e pafalshme,” tha Grabovci, duke i bërë thirrje opozitës që “të marrin guximin t’i tejkalojnë tekat e individëve”.

10:55

“Është caktu seancë të premten me agjendën e përcaktuar nga Kryesia,” tha shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri.

Beqiri doli më herët nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pasi do të merrte pjesë në një mbledhje të një komisioni parlamentar.

Ai bëri të ditur se opozita nuk ka disponim për një seancë solemne në tetëvjetorin e pavarësisë.

“Opozita është kundër seancës solemne, megjithatë është korrekte me i pyt ata. Nuk po paragjykoj, po tash për tash disponimi nuk ishte për,” tha Beqiri.

beqiri1

“Propozoj që seanca e Kuvendit të mbahet të premten në orën 10:00,” tha Veseli, në fillim të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në rendin e ditës për këtë seancë të cilin po e diskuton Kryesia e Kuvendit nuk është paraparë si pikë zgjedhja e Presidentit.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje” Aida Dërguti u ankua se materialet për mbledhjen e sotme të Kryesisë i ka marrë me vonesë.

“Nuk është aspak serioze që materialet të sillen me vonesë. Sot mu më ka ardhë në mëngjes. Në këtë rast unë nuk mund të votoj për procesverbalin,” tha Dërguti.

Ajo e kundërshtoi mbajtjen e seancës.

“Më duket qasje joserioze karshi situatës, e dini qëndrimin e opozitës. Nuk janë kushtet normale për seancë prej zhvillimeve 6 mujore. Në mungesë të një rrethane të re,” tha Dërguti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri e përkrahu propozimin për seancë të premten.

Ai pyeti a ka seancë solemne për tetëvjetorin e pavarësisë.

“E domosdoshme seancë solemne për nder të pavarësisë, a ka? Duhet me gjet hapsinë e kohë është respekt ndaj kësaj date,” tha Beqiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci përkrahu fjalët e ismet Beqirit për sseaancë solemne.

Opozita nesër pritet të mbajë protestë për dorëheqjen e qeverisë dhe kundër marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin.