Të Premten Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Një gjë e tillë është konfirmuar përmes Kuvendit të Kosovës, ku njoftohet se kryesia do të mblidhet nesër në orën 12:00.

Në këtë mbledhje pritet që të vendoset edhe data e ardhshme e mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, të parës për vitin 2016.

Gjatë vitit të kaluar, nga nisja e sesionit vjeshtor partitë opozitare vazhdimisht u munduan ta pengojnë punën e Kuvendit, duke përdorur për këtë qëllim edhe gaz lotsjellës.

Partitë opozitare nga shtatori 2015 po kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit të qeverisë nga marrëveshjet e 25 e 26 gushtit për asociacionin dhe demarkacionin, ndërsa nga janari i këtij viti, dorëheqjen e ekzekutivit.

Disa manifestime dhe protesta janë zhvilluar nga opozita për të arritur këto qëllime.