Të Drejtat e Grave shënojnë rritje në Kosovë, të paktën në letër

Korniza ligjore e Kosovës i ruan të drejtat e barabarta të grave, por diskriminimi mbetet i përhapur kur bëhet fjalë për pronën dhe trashëgiminë.

Luljeta Aliu kujton kohën kur ajo ka kërkuar divorc pasi që ishte këshilluar nga miqtë dhe avokatët e saj për të bërë një gjë të tillë në Zvicër, vend ky ku çifti kosovar kishte shtetësinë e dytë.

Por për Luljetën, kjo ide dukej e çuditshme.

“Më dukej absurde kur njerëzit më këshillonin të shkoj në Zvicër për të kryer procedurat e divorcit sepse atje do të gjeja drejtësi, jo këtu,” i tha ajo BIRN-it.

Dy vjet pasi çifti u nda, Luljeta ende kërkon drejtësi, por jo vetëm për veten.

Luljeta themeloi një OJQ në vitin 2017 e cila si mision të saj ka lobimin për barazinë e grave në çështjet e pronës dhe trashëgimisë në Kosovë, ku ato për një kohë të gjatë janë përjashtuar nga shoqëria e fortë patriarkale e vendeve ballkanike.

Ashtu si shumë gra të martuara në Kosovë, Luljeta nuk punon, duke e përkushtuar veten e saj në perkujdesjen e familjes. Por, kur ajo kërkoi divorc nga bashkëshorti i saj, të cilin ajo e përshkroi si abuzues, Luljeta thotë se gjykata vendosi një alimentacion (një ndihmesë financiare ndaj ish bashkëshortit/es) që mezi ishte e mjaftueshme për të jetuar. Zgjidhja e divorcit ende duhej të finalizohej.

Një situatë e këtillë i detyron shumë gra të qëndrojnë të lidhura në martesa abuzive për shkak të frikës nga alternativat, tha për BIRN Luljeta Aliu, tani drejtoreshë i ‘Inject’- Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi’.

“Këtu, rezistenca kundër dhunës është shumë më e ulët, sepse gratë nuk kanë fonde për ekzistencë,” tha ajo.

OJQ-ja e Luljetës pati një fitore të madhe në fund të vitit të kaluar, kur parlamenti i Kosovës miratoi një ndryshim në Ligjin mbi Familjen, i cili hyri në fuqi në janar dhe u garantoi grave një mbrojtje më të madhe në aspektin e të drejtave pronësore dhe të pronave financiare.

“Qëllimi im i fundit është që Kosova të jetë shtet që siguron drejtësi dhe barazi për të gjithë, që drejtësia të mos jetë selektive dhe që të drejtat e grave të mos cënohen nga institucionet”, tha Luljeta. “Më duhej të themeloja organizatën në mënyrë që të bëja përpjekjeve të ndikoja në një ndryshim në praktikat gjyqësore”.

Punë për burra, punë për gratë

Ligji i Kosovës për Trashëgimi i u jep grave dhe burrave të drejta të barabarta për trashëgiminë.

Megjithatë, gjithashtu thuhet se një trashëgimtar mund të heq dorë vullnetarisht nga pjesa e tij dhe se një vendim i tillë nuk mund të revokohet. Në shumë raste, gratë përfundojnë duke ndjekur një ‘kod moral’ jozyrtar, duke u dhënë pjesën e tyre familjarëve të gjinisë mashkullore në mënyrë që familja të ndahet e kënaqur.  

Çështjet e trashëgimisë dhe ndarjes së pasurisë familjare janë problemet kryesore ekonomike me të cilat përballen gratë në Kosovë, dhe shumë prej tyre janë të varura nga familjarët e gjinisë mashkullore.

Sipas një studimi të Institutit GAP bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në 2016, vetëm 12 përqind e grave në Kosovë janë të punësuara, edhepse, në raport me burrat, më shumë gra kanë diplomë nga studimet Bachelor.

“Pengesa e parë ka të bëjë me ndarjen tradicionale të profesioneve, ku punëdhënësit në mënyrë specifike kërkojnë burra për “profesione meshkuj “dhe gra për” profesione femrash “, tha Jeton Mehmeti, Drejtor i Kërkimeve në Institutin GAP.

Sipas një studimi të BIRN-it në vitin 2018, vetëm 17 përqind e femrave në Kosovë kanë prona të regjistruara në emrat e tyre.

“Roli i shtetit është të eliminojë pengesat që shfaqen për punësimin dhe avancimin e grave në pozita udhëheqëse”, tha Mehmeti.

“Por kur i hidhet një sy përbërjes së qeverisë dhe komunave, mund të vërejmë se sa pak kemi përparuar si një shoqëri në eliminimin e pabarazisë gjinore”.

Strukturat politike dhe publike të Kosovës dominohen së tepërmi nga burrat.

“Këtu kemi të bëjmë po ashtu edhe me bashkëveprimin midis vlerave kulturore dhe sistemeve të reja ekonomike”, tha ekspertja i çështjes së çështjeve gjinore, Nita Luci.

“Për shembull, gratë ende nuk trashëgojnë pasuri familjare, ato shihen si “skllave”, që i mbajnë ato në pozita të përkatësisë ekonomike dhe shoqërore, por edhe në pozita të cenueshme, siç janë viktimat e abuzimit në familje”, tha Nita Luci për BIRN.

E veja e heroit e dëbuar nga aktet nënligjore

Një rast i më i spikatur është ai i Drita Zymberit, e veja e një zyrtari të policisë elitë, i vrarë në detyrë në vitin 2011 dhe i shpallur hero kombëtar, si zyrtari i parë policor i cili vdiç në detyrë që kur Kosova shpalli shtetësinë e saj në vitin 2008.

Drita, e cila nuk pranoi të fliste me BIRN në lidhje me këtë histori, aktualisht ka ngritë padi kundër prindërve të burrit të saj të ndjerë, duke i akuzuar ata për largimin e paligjshëm të saj dhe dy fëmijëve të saj nga shtëpia e ndërtuar për ta me ndihmen e donacioneve të shumta pas vdekjes së Enver Zymberit. Shtëpia ishte e regjistruar në emër të kunatit të saj.

“Unë vetëm kërkoj drejtësi,” i tha ajo televizionit T7 në vitin 2018. “Unë u kërkoj atyre të më kthejnë përsëri shtëpinë që bleva”.

Megjithatë, ka edhe disa raste pozitive.

Luljeta Jashari Mahmuti, bashkëpronare e një biznesi familjar në Ferizaj, kujton se si, 10 vjet më parë, babai i saj deklaroi se do t’ia linte vajzave të tij një dyqan rrobash në qendër të qytetit.  

“Kur ai vendosi të na linte një pjesë të trashëgimisë së tij mua dhe motrave të mia, ai nuk ia vari veshin askujt tjetër”, tha Luljeta Jashari-Mehmeti për BIRN.

“Kur jeni ekonomikisht i pavarur, ju keni një marrëdhënie shumë më të mirë me partnerin dhe familjen tuaj në përgjithësi,” tha ajo.

Elfete Krasniqi dhe Shukrije Berisha ishin me më pak fat.

Elfetja është e bllokuar në një betejë ligjore me vëllain e saj në lidhje me pasurinë e babait të tyre, duke i thënë BIRN-së se vëllai i saj e kishte kërcënuar atë duke i thënë se më parë do ta vriste atë sesa ta shihte atë si trashëgimtare.

Edhe Shukrija është përballur në gjykatë me vëllezërit e burrit të saj të ndjerë për 13 vjet duke kërkuar të drejtën e pronësisë për, të paktën, gjysmën e shtëpisë së saj me të cilën jetonte me bashkëshortin e saj të ndjerë, e me  të cilin kishte qenë e martuar për 17 vjet.

Luljeta Aliu tha se beteja nuk kishte përfunduar.

 

“Beteja për të siguruar përfshirjen e plotë të grave dhe për të siguruar barazinë është ende një betejë e gjatë”, tha ajo për BIRN. “Por çdo rrugë e gjatë fillon me një hap të vetëm dhe vazhdon me hapa të tjerë”.