Shefqet Kamberaj duke u dërguar për t'u marrë në pyetje. Foto: Kallxo.com

Suspendohet me Pagesë Polici që Vrau Ilmi Lufajn

Pjesëtari i Policisë së Kosovës Shefqet Kameraj i cili qëlloi për vdekje Ilmi Lufajn është suspenduar por do të vazhdojë që ta marrë pagën si zyrtar policor.

Këtë  e ka konfirmuar për KALLXO.com Teki Syla nga zyra për informim e policisë në rajonin e Pejës.

“Polici është i suspenduar me pagesë. Me rekomandim të Inspektoratit të Policisë së Kosovës nëse një zyrtar policor është i dyshuar për një vepër penale suspendohet me pagesë, deri në shqyrtimin e rastit”, ka thënë Togeri Syla.

Zyrtari policor Shefqet Kameraj akuzohet se të hënën rreth orës 2:00 të mëngjesit gjatë kohës sa ishte në detyrë zyrtare, ka qëlluar me armë zjarri Ilmi Lufajn, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Ngjarja kishte ndodhur në Deçan, në afërsi të Stacionit Policor.

http://kallxo.com/varroset-ilmi-lufaj/

http://kallxo.com/policia-ruan-shtepine-e-policit-qe-vrau-ilmi-lufajn/

http://kallxo.com/polici-rrefehet-per-vrasjen-ne-decan/