Ilustrim - FOTO: KALLXO.com

Patrulla speciale në Deçan- VIDEO

Ekipet e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, po vazhdojnë patrullimin nëpër rrugët e Komunës së Deçanit, pas ngjarjes tragjike e cila ndodhi disa orë më parë.

KALLXO.com ka siguruar pamje të patrullave speciale, të cilët po kontrollojnë dhe janë vënë në kërkim të autorëve të vrasjes së trefshitë, dy nënësve dhe ngasësit të autobusit.

Gjithashtu siç mëson KALLXO.com janë krijuar edhe pika kontrolli në territor të Deçanit për të mundësuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes e cila tronditi mbarë opinionin që kur ndodhi në orët e mbrëmjes së të premtes.

Dy nxënës dhe shoferi i autobusit, vdiqën si pasojë e plagëve nga breshëria e plumbave të shkrepur, sipas Policisë, nga amra Kallashnikov që goditi mbi autbosiin që ishte nisur nga Gjakova dhe po bartte udhëtarë drejt Gllogjanit.

Deri më tani Policia nuk ka dhënë detaje për ndonjë person të identifikuar ndërsa Kryeprokurori Special Blerim Isufaj, ka treguar se disa persona janë duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Në anën tjetër drejtori i Policisë Samedin Mehmeti ka treguar se janë duke hetuar 2-3 pista të dyshimta.