Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj përshëndet kapjen e të dyshuarve për vrasjet në Gllogjan: Askush nuk mund të fshehet pas krimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur kapjen e të dyshuar       ve për krimin që ndoodhi më 26 nëntor në Gllogjan.

Përmes rrjetit Facebook Haradinaj u shpreh se ky është një mesazh që askush nuk mund të fshehet pas krimit.

“Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai i përgëzoi organet e rendit për punën e tyre në ndriqim të këtij rasti.

“Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”, është shprehur tutje Haradinaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj tha se jane arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur para disa ditëve në Gllogjan.

Detaje nga Prokuroria për arrestimet që ndodhën pas vrasjes tragjike në Gllogjan – VIDEO