Foto: Ilustrim

Sulmojnë Policin që Nuk i La të Hynin me Veturë me Tabela Ruse

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në pikën kufitare në Kullë.

Sipas Policisë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të cilët kanë hyrë në Republikën e Kosovës me veturën e tyre me targa ruse.

Gjatë kontrollit është konstatuar se vetura për shkak të dokumentacionit nuk mund të hyjë në Kosovë, ndërsa të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar.