Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Sulmohen Zyrtarët Policorë

Në raportin e saj të përditshëm, Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë.

Njëri sulm ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Sipas raportit, zyrtarë të Policisë kanë ndaluar një veturë me tabela të huaja dhe shoferit i është tërhequr vërejtja për kundërvajtje dhe i është shqiptuar dënimi me gjobë.

Të dyshuarit pasi kanë pranuar dënimin i kanë fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit lirohen, kurse rasti dërgohet në procedurë të rregullt.

Në rrugën “Hasan Prishtina” në Pejë, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një zyrtar policor ka intervenuar në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur.

Njëri nga të dyshuarit e ka kapur për uniformë dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.