Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Sulmi me armë në Prishtinë, ankuesi zyrtar i Financave të Policisë

Burime të KALLXO.com brenda Policisë së Kosovës thonë lidhur me të shtënat me armë zjarri në incidentin që ndodhi në rr. “Isa Kastrati” në kryeqytet është ankuar një person, i cili është staf civil në Policinë e Kosovës dhe punon në Drejtorinë e Financave.

I njëjti burim ka sqaruar se autori i gjuajtjes me armë ka shtënë nga pas tri herë dhe është larguar nga aty me një makinë.

Policia është vënë në kërkim të tij.

Pak më parë, Policia e konfirmoi për KALLXO.com incidentin që ka ndodhur rreth orës 18:30 në rr. “Isa Kastrati” në Prishtinë.

http://kallxo.com/cak-i-sulmit-me-arme-zyrtari-i-financave-te-policise/

Sipas Policisë, askush nuk është lënduar në këtë rast.