Ilustrim

Publikuan video duke shtënë në ajër më armë, arrestohen 5 të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 të dyshuar të cilët ishin parë në një video-incizim duke shtënë më armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Grashticë më datën 3 shtator rreth orës 23:30.

Policia sqaron se pas një pune hetimore me datë dje është bërë identifikimi dhe arrestimi dhe nga të dyshuarit janë sekuestruar armët të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

Tutje sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.