Ilustrim

Postoi video duke gjuajtur me armë, Policia i konfiskon armën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një pistoletë nga një person i dyshuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale një video, në të cilën shihej duke shtënë me armë.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.