Sot varroset aktori dhe regjisori, Bekim Lumi
31.7.2018 - 09:19
Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe një mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin, Bekim Lumi.
Lajmin e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa, i cili tha se është formuar një Këshill organizativ, i cili ka vendosur që në orën 14:00 të jetë ceremonia e varrimit.
Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, vdiq dje pas një sëmundjeje të rëndë.
Artistët kishin organizuar mbrëmje humanitare artistike për të mbledhur fonde për regjisorin e mirënjohur dhe profesorin e Fakultetit të Arteve, Bekim Lumin.