Festivali i Teatrove në Ferizaj, promovohet vepra e Bekim Lumit

Libri i Bekim Lumit “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” do të promovohet sot në Ferizaj, në kuadër të edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove që po mbahet në këtë qytet.

Libri i Lumit promovohet në ora 18:00 në Teatrin “Adriana”.

Monografia “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” është një studimi i krahasues në mes veprës “Makbethi” të Shekspirit dhe normave kanunore të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Ndërsa, përveç promovimit të librit të Lumit, në mbrëmjen e ditës së sotme, 23.10.2019, në progranim zyrtar të festivalit do të shfaqet drama “Zona e pritjes”,  me regji të  Fatos Berisha, produksion i Teatri “Migjeni” në Shkodër.

Edicioni i 49-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Ferizaj ka nisur në mbrëmjen e së hënës së shkuar ndërsa do të zgjas deri më 27 tetor 2019.