Burimi Kallxo.com

‘Arturo Ui’ e Bekim Lumit kthehet në skenën e Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje reprizën e shfaqjes ‘Arturo Ui’,  me regji të Bekim Lumit.

“Arturo Ui” është një shfaqje e krijuar mbi tekstin e dramaturgut të shquar gjerman dhe botëror, Bertoltt Brecht (1898 – 1956), nga regjisori Lumi.

Drama trajton problem të cilat pavarësisht se është shkruar shumë dekada më parë ndërlidhet me trendet dhe zhvillimet që po kalon bota.

“Arturo Ui”, shfaqja e fundit e inskenuar nga regjisori Lumi, tashmë i ndjerë,  është vënë në skenë edhe me rastin e  120 vjetori i lindjes së Bertolt Brecht-it dhe 20 vjetori i artit dhe krijimtarisë së regjisorit Bekim Lumi.

Në shfaqje luajnë aktorët: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj.