Botohet një studim monografik i Bekim Lumit

Në njëvjetorin e vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, qendra Multimedia në Prishtinë ka botuar studimin monografik të këtij regjisori, “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Studimi i Lumit krahason dhe trajton situata të shfaqura në tragjedinë e Shakespear-it “Makbethi” dhe kodit zakonor të shqiptarëve, i njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Studime vjen i botuar në shqip dhe anglisht i përcjell edhe me informacione dhe vlerësim nga botuesi e Rexhep Ismaili si dhe një shkrim të Elizabeth Gowing për shfaqjen “Këmishët e gjakut” të Lumit.

Sipas botuesit të kësaj monografie, studimi  “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” është fryt i një punë kërkimore e krijues të regjisorit Lumi, fillimisht me krijimin e shfaqjes ‘Këmishët e gjakut”, krijim i së cilës është mbështetur në tragjeditë e njohura të Shakespearit dhe Kanunit të Lekës.

Regjisori Bekim Lumi vdiq një vit më parë (30 korrik 2018) pas një sëmundje të rëndë duke lënë pas vetes një krijimtari të begatë në fushën e teatrit.