Nga një seancë e mëhershme në gjykimin për vrasje Foto: Kallxo.com

Sot gjykimi për vrasjen e rëndë në Suharekë

Vëllezërit Murat e Reshat Ademi, akuzohen se më 6 tetor 2016, në fshatin Peqan të Suharekës, në bashkëkryerje, mizorisht kanë vrarë Abedin Bytyçin.

Motivi i krimit sipas Prokurorisë ishte bashkëshortja e të ndjerit, Resmije Byqyqi.

Aktakuza i ngarkon edhe Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale, ndërsa Resmije Bytyqin për shtytje në vrasje.

https://kallxo.com/rrefehet-i-suharekasit-si-e-planifikoi-gruaja-vrasjen-e-burrit-te-saj/

 

Sot në orën 10:00 është e paraparë të vazhdohet me gjykimin, ku pritet që të akuzuarit e tjerë të paraqesin mbrojtjen e tyre para trupit gjykues, të cilët do t’i përgjigjen pyetjeve të avoaktëve dhe prokurorit Genc Nixha dhe përfaqësuesit të familjes së dëmtuar avokatit Blerim Mazreku.

I akuzuari i parë që ka paraqitur mbrojtjen e tij ka qenë Murat Ademi, i cili në 2 seanca që kanë zgjatur gjatë tërë ditës kishte treguar para trupit gjykues për ngjarjen e ndodhur, edhe në prani të Avi Bytyçit babai i viktimës Abedin Bytyçi.

Kallxo.com ekskluzivisht ka sjellur raporte nga të gjitha seancat dhe rrëfimet e dëshmitarëve, të akuzuarve dhe rrjedhën e seancave për vrasjen e rëndë të ndodhur në vitin 2016.

Gjatë kohës sa Murat Ademi jepte mbrojtjen e tij i njëjti shfaqej i sigurt për ngjarjen që tregonte.

Në seancat për vrasjen e Abedin Bytyçit, si publik vazhdimisht janë të pranishëm rreth 15 anëtarë të familjes Bytyçi, duke përfshirë Avdi Bytyçin dhe motrat e të ndjerit, të cilat me lot në sy po e dëgjojnë dëshminë e të akuzuarit Murat Ademi për vrasjen e vëllait të tyre.

Ademi duke iu përgjigjur pyetje të Avdi Bytyçit, babait të vitkimës, kishte treguar pse e dogjën kufomën, që paraprakisht e kishin dërguar në mal.

Murat Ademi kishte deklaruar se ai personalisht nuk ka pasur kurrfarë premtimi nga Resmija por as nuk ka marrë para nga ajo.

“Premtimi dhe dhënia e saj kanë qenë para të cilat i ka paguar Resmija. Fillimisht ajo na ka dhënë shumën prej 2.000 euro për blerjen e pistoletës, të armës, e nga kjo shumë kishte tepruar shuma prej 800 eurosh”, kishte thënë ai.

Në pyetjen e Avdi Bytyçit se pse iu dogj kufoma viktimës Abedin Bytyçit, i akuzuari Murat Ademi ishte përgjigjur shkurt.

“Nuk e kemi pasur në plan, se kur kemi shku me varrosë kufomën e Abedin Bytyçit, kemi pasur qëllim djegien e teshave të kufomës që me i zhdukë gjurmët”, ishte përgjigjur Murat Ademi.

“Kur kemi fillu me e hapë gropën për me e varrosë kufomën, s’kemi pasë mjetet e duhura me hapë gropë më të madhe, e atëherë Fadil Fetiu mori vendim e i mori shishet e benzinës e nuk ia hoqi hiq teshat e kufomës. Fadili e ka ngre zhag kufomën deri te gropa me e djegë”/

” Por unë nuk i ndihmova, u ula anash, larg rreth 4-5 metra, edhe e ndeza një cigare”, kishte treguar  Murat Ademi për ngjarjen në mal ku edhe më vonë është gjetur kufoma e të ndjerit Abedin Bytyçit .

 

https://kallxo.com/rrefimi-trondites-suharekasi-tregon-si-e-vrane-dhe-ia-dogjen-kufomen-abedin-bytycit/