Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

Sot del para gjykatës burri që dyshohet se mbyti djalin e tij në Kamenicë

Gani Bërnjashi, burri nga Kamenica që dyshohet se mbyti djalin e tij 14 vjeçar nga dhuna e ushtruar do të paraqitet sot para gjykatës.

Bërnjashi po akuzohet për veprën vrasje e rëndë, raporton KALLXO.com.

Në seancën e sotme pritet të vazhdohet marrjat në pyetje e të  akuzuari dhe do të lexohen shkresat e lëndës, përderisa dëshmitarët kanë dëshmuar në seancat paraprake.

KALLXO .com kishte raportuar lidhur me këtë rast.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku kishte thënë për KALLXO.com se shkaqet e dhunës së prindit ndaj fëmijës ishin një shumë e parave prej 1 mijë eurosh të cilat dyshoheshin se janë marrë nga fëmija.

“I pandehuri, babai i fëmijës ka qëndruar disa ditë në një banjë shëruese dhe më pas është kthyer në shtëpi. Kur është kthyer e ka vërejtur se i kanë munguar 1 mijë euro nda 3 mijë sa kishte pasur. Babai ka dyshuar se paratë ia ka marrë fëmija i tij i cili ishte 14 vjeç. Ky ishte shkaku që ka shtyrë babain të rrahë me shkop druri për vdekje djalin e tij 14 vjeçar”, tha Maloku për KALLXO.com.

 

https://kallxo.com/prokurori-jep-detaje-per-vdekjen-e-femijes-ne-kamenice-si-pasoje-e-dhunes-nga-babai/