SHBA vendos veton ndaj Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën Izrael-Gaza

Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që dënonte sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, bëri thirrje për pauza humanitare në të gjitha sulmet në mënyrë që të lejohet dërgimi i ndihmave jetëshpëtuese për civilët dhe i bëri thirrje Izraelit ta tërheqë direktivën e tij për evakuimin e civilëve nga pjesa veriore e Rripit të Gazës.

Në shpjegimin e vetos së vetme që shkaktoi dështimin e rezolutës së sponsorizuar nga Brazili, ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield përmendi dështimin e saj për ta përmendur “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje” dhe tha se procesi diplomatik që është duke u zhvilluar, duke përfshirë vizitën e Presidentit Biden në Izrael, duhet të lejohet të “lejohet”.

Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e këshillit, përfshirë aleatët e ngushtë të SHBA-së që votuan në favor të rezolutës, thanë se ishte urgjentisht e nevojshme për ta adresuar krizën humanitare dhe për ta parandaluar zgjerimin e konfliktit. Kina tha se është “e tronditur dhe e zhgënjyer” nga votimi dhe e quajti veton e SHBA “asgjë më pak se e pabesueshme”.

Rusia kishte propozuar amendamente që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndalimin e të gjitha “sulmeve pa dallim në Rripin e Gazës… duke përfshirë sulmin ajror në një spital”. Pasi ato u refuzuan, Rusia abstenoi nga votimi dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara për të gjetur një zgjidhje sepse dëshirojnë t’i mbrojnë shitjet e industrisë së saj të mbrojtjes në lidhje me këtë dhe konfliktet e ardhshme.

Britania e madhe gjithashtu abstenoi./Washington Post

Përgatiti: Nuhi Shala