Sonte në Jeta në Kosovë: Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar 4

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet intervista me drejtorin e  Aeroportit të Prishtinës, Haldun Firat Kokturk, dhe ish mbikëqyrësi i kontratës mes Qeverisë dhe LIMAK-ut, Lorik Fejzullahu.

Cilët janë familjarët e zyrtarëve të lartë në institucionet e Kosovës që u punësuan në Aeroportin e koncesionuar nga kompania ‘Limak’.

Cilat janë shërbimet konsulente nga shoferi i Bekim Jasharit për ‘Limak’ për të cilin ai u pagua 10 mijë euro në muaj.

Në këtë emision flet edhe ish mbikëqyrësi i kontratës mes Qeverisë dhe LIMAK-ut, Lorik Fejzullahu lidhur me atë se sa u respektua kontrata e koncesionimit të Aeroportit të Prishtinës.

Në këtë emision transmetohet pjesa e katërt  e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës.

Emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e Aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti, ndërsa i treti punësimet familjare në ASHNA.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.