Foto: Liburn Aliu/Facebook

Ministri Aliu: Tashmë kemi hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë

Korridoret ajrore mes Kosovës dhe Shqipërisë janë hapur zyrtarisht, kështu ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri Aliu ka pubikuar një video, në të cilat shihen disa pamje nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Tashmë kemi hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë, synim ky i kamotshëm që shënon një arritje tejet të rëndësishme në fushën diplomatike të dy shteteve tona’’ – ka shkruar ministri Aliu, në profilin e tij në Facebook.

Sipas ministrit Aliu, fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm.

“E përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime” – ka thënë ai.