Skandali i Drenasit, avokati Gazmend Halilaj mbetet në paraburgim

Burime të KALLXO.com kanë marrë vesh se Gjykata e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe ndaj avokatit Gazmend Halilaj, të dyshuarit të katërt në rastin e vajzës 16 vjeçares nga Drenasi.

Sipas IPK-së, avokati Gazmend Halilaj është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Pas mbajtjes së seancës për caktimin e masës së paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake Arben Hoti mori vendim kundrejt kërkesës së Prokurorisë të cilët kërkuan paraburgimin e avokatit.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ishte e mbyllur për publikun dhe mediat.

Përkundër memorandumit bashkëpunues për monitorimin e seancave gjyqësore në mes të BIRN dhe KGjK, nga seanca janë përjashtuar monitoruesit e BIRN-it, dhe janë lejuar që seancën ta monitorojnë vetëm monitoruesit nga EULEX-i dhe OSBE-ja.

Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal pranë Prokurorisë në lidhje me rastin ndaj 16 vjeçares ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje.

Skandali i Drenasit – Avokati Gazmend Halilaj sillet para gjykatës

Avokati: Gazmend Halili u arrestua pasi ngriti kallëzim penal ndaj prokurorit

 

Avokati që dyshohet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi del sot para Gjykatës

 

Edhe avokati dyshohet për keqpërdorim seksual të vajzës nga Drenasi

 

Dosja e Prokurorisë – E kaluara kriminale e të dyshuarve në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi

 

.