Pamje nga ndeshja Tsmoki Minsk - Sigal Prishtina - Foto: Rtv21
Sigal Prishtina Eliminohet nga Gara e Ligës së Kampionëve
21.9.2017 - 20:28
Sigal Prishtina e ka përfunduar ëndrrën europiane, pasi është eliminuar në rrethin e parë të garave për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Bardhekaltrit e kanë pësuar humbjen e dytë me radhë ndaj klubit nga Bjellorusia, Tsmoki Minsk, pasi sonte në Minsk, kanë humbur 89:74.
Djelmoshat nga Kosova, të cilët për herë të parë kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, takimin e sotëm e nisën mirë në pjesën e parë, ndërsa në tri pjesët tjera vendasit nga Bjellorusia ishin më të mirë.
Prishtina ka humbur edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, me rezultat 50-57. /21Media