Kosova pëson nga Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka humbur ndeshjen në udhëtim ndaj Azerbajxhanit në çerekun e katërt.

Rezultati përfundimtar ishte 87:77, ku diferenca është bërë në çerekun e katërt, ndërsa tre çerekët e tjerë ishin po thuajse të barabartë (19:19, 24:25, 16:16, 28:17).

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Kosova të enjten mundi Irlandën 83:75 në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot përballet me Azerbajxhanin