Screnshot: Federata e Basketbollit të Kosovës
Kupa e Botës 2027 në basketboll, Kosova e mposhti Irlandën
Rrethin e parë parakualifikues për Kupën e Botës 2027 në basketboll Kosova e nisi me me fitore, duke mundur Irlandën me rezultat 83:76 .
Federata e Basketbollit të Kosovës njoftoi se dardanët e nisën ndeshjen më mirë dhe për një nuancë ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 22:17.
Tutje u tha se periudha e dytë ishte më e barabartë, por vendasit ruajtën epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat 45:38.
“Ngjashëm ishte perioda e tretë, që ishte e barabartë, duke përfunduar 20:19, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 65:57. Por, irlandezët nuk u dorëzuan dhe për tre minuta në çerekun e fundit me një seri prej 0:8, barazuan shifrat në 65:65. Megjithatë, në minutat e fundit, Dardanët u shkëputën dhe triumfuan 83:76” – njoftoi Federata.
Tutje u tha se te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Dardan Berisha me 19 pikë e dy kërcime.
“Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë kundër Azerbajxhanit në udhëtim më 25 shkurt” – thekson Federata.