Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Lipjan, Shukri Buja, aderon në Nismën për Kosovën
Shukri Buja Aderon në Nismë
Buja e ka zyrtarizuar kalimin në Nismë sot në një konferencë për media, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Nismës për Kosovën.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, tha se është nder i madh aderimi i Shukri Bujës në Nismë, i cili sipas tij vjen nga një familje e madhe që ka dhënë shumë për Kosovën.
Ndërsa, anëtari më i ri i Nismës, Shukri Buja tha se i bashkohet këtij subjekti pas mbylljes të të gjitha shtigjeve në partinë të cilës i përkiste deri më 2 gusht.
“Nuk është rastësi që iu bashkova Nismës, sepse këtu gjeta bashkëveprimtarët e mi, të cilët i njoh prej kohësh, dhe tash e tutje do të ecim bashkë në mënyrë që të jemi me synimet e Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës”, tha Buja.
Ndërsa, në shkurt 2017, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzëka ndaj 10 personave për vepra që lidhen me korrupsionin, në mesin e të cilëve është edhe Shukri Buja.
http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-shukri-bujes-dhe-tete-zyrtareve-te-lipjanit-per-korrupsion/