Arkiv

Shpallen rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit ka shpallur rezultatet e Testit të Arritshmërisë të cilit i’u janë nënshtruar nxënësit e klasave të nënta.

Sipas këti rezultati, arritshmëria është 61 përqind, apo 3 përqind më shumë se vitin e kaluar ku arritshmëria ishte 58 përqind.

Testi i Arritshmërisë nuk ka karakter eliminues për nxënsit, por rangimi i tyre sipas rezultateve do t`u shërbejë si përparësi  për regjistrimin e tyre në shkollimin e mesëm të lartë.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, MAShT ka filluar shpërndarjen e tyre në Drejtoritë Komuinale të Arsimit.

Ky test njëherësh, i shërben MAShT-it edhe për shqyrtimin, apo përmirësimin e politikave arsimore, me synimin e përhershëm për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

KALLXO.com kishte raportuar për rrjedhjen e këtij testi online.

https://kallxo.com/testi-i-arritshmerise-rrjedh-online/