Shfaqja ‘Kur hana del’ rikthehet në Teatrin ‘Adriana’

Teatri ‘Adriana Abdullahu” i Qytetit të Ferizajt shfaq sot në orën 20:00, reprizën e shfaqjes “Kur Hana del” me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit.

Tragjikomedia “Kur hana del” sjell vuajtjet e njerëzve pas përfundimit të luftës, traumat me të cilat ata po përballeshin pas lufte, por edhe ndjenjën e të qenit të lirë dhe shpresën pas shpalljes së Pavarësisë  së shtetit, deri tek izolimi dhe pamundësia e lëvizjes së lirë.

Ngjarja vendoset në një spital psikiatrik, ku në mënyrë simbolike përmes hënës dhe diellit zhvillohet gjithë fabula e shfaqjes.

Në shfaqje luajnë: Luajnë: Ali Krasniqi, Jajush Ramadani, Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Edona Berisha, Gresa Gashi ,Sherif Bega, Dashuri Rexhepi, Arben Marevci.