Pamje gjatë trajnimeve - OJQ -LIRIA - FCB

Përmirësimi i shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, misioni i strehimores në Gjilan

Gjatë vitit 2022 Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitim e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan ka punuar për 6 muaj që reagimi institucional ndaj dhunës me bazë gjinore të trajtohet me prioritet të mjaftueshëm dhe që kjo dukurti të përputhet me Konventat Ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

Kësisoj, nga prilli i vitit 2022 e deri në fund të shtatorit të po atij viti, kjo Qendër është përkrahur nga Rrjeti i Grave të Kosovës në projektin “Përfshirja e institucioneve dhe shërbimeve përkatëse shtetrore në qasje të koordinuar të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje sipas Konventës së Stambollit -“ ngritja e kapaciteteve dhe Qëndrueshmërisë së OSHC: Avancimi i Barazisë Gjinore gjatë Pandemisë Covid-19”.

Ky projekt i cili synon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ofruara për viktimat e dhunës në familje është financuar nga Zyra e Bashkimit Europian dhe prej tij kanë përfituar 54 persona, prej të cilëve 36 gra dhe 18 burra.

Nazife Jonuzi, Drejtore Ekzekutive e Strehimores “Liria” ka bërë të ditur se në këtë projekt përfitues kanë qenë antaret e Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje në  Komunen e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës: Gjykata, Prokuroria, Mbrojtësit e Viktimave, Qendra për Punë Sociale, Spitali, Qendrat e Mjeksisë Familjare, Qendra e Aftësimit Profesional, Drejtorati i Arsimit, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Enti i Punësimit, Shërbimi Sprovues, Shëndeti Mendor, Ndihma Juridike Falas, Avokati i Popullit, Strehimorja “Liria” dhe OJQ-te e grave.

Pamje gjatë trajnimeve – OJQ -LIRIA – FCB

Ajo ka shpjeguar se falë këtij projekti, 15 anëtarë të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje të komunës së Vitisë dhe 10 anëtarët e stafit të strehimores “Liria” janë të gatshëm/e dhe kanë aftësinë për të zbatuar standardet e përcaktuara në CEDAW dhe Konventën e Stambollit.

Po ashtu, 15 anëtarë të Mekanizmit Koordinues të komunës së Kamenicës dhe 10 anëtarët e stafit të strehimores “Liria” janë të gatshëm dhe kanë aftësinë për të zbatuar standardet e përcaktuara në CEDAW dhe Konventën e Stambollit.

Jonuzi ka shtuar se 15 anëtarët e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje të komunës së Gjilanit dhe 10 anëtarët e stafit të strehimores “Liria” janë të gatshëm dhe kanë aftësinë pёr shkёmbim informacioni, koordinimin e veprimeve konkrete dhe kanë hartuar Planin e Veprimit tre vjeçar për MKKDHF ne komunën e Gjilanit për tri vite 2023 ,2024, 2025 duke u bazuar në Strategjinë Nacionale kundër Dhunës në Familje 2022-2026 me standardet e përcaktuara në CEDAW dhe Konventën e Stambollit.

“Projekti ka pas ndikim në përmirësimin e bashkëpunimit për të ofruar shërbime për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, përmes ngritjes së kapaciteteve të anëtarëve të Mekanizmit Koordinues për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Vetëdijesimi i zyrtarëve komunal, stafit të “Liri-së” dhe Draftimi i Planit të Veprimit trevjeqar 2022, 2023 dhe 2024 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në komunën e Gjilanit”- ka thënë për KALLXO.com Nazife Jonuzi, Drejtore Ekzekutive e Strehimores “Liria”.

Në anën tjetër, Ibadete Mustafa, asistente e drejtoreshës së Strehimores “Liria” ka theksuar disa prej rekomnadimeve të nxjerra gjatë këtyre punëtorive.

“MKKDHF duhet të funksionojnë në menyrë që të mund të kontribojmë të gjithë në parandalim, mbrojtje, rehabilitim dhe riintegrim të viktimave të dhunës në familje sepse jemi në një situatë ku për shkak të gjendjes ekonomike, papunesisë dhe  pandemisë COVID 19 që ka lënë pasoja kemi edhe rritje te rasteve”- ka thënë Mustafa.

Tutje, ajo ka theksuar se si rekomandim tjetër ka qenë që pjesëmarrja e të gjithë akterëve në takime edhe takimet të jenë të rregullta.

“Themelimi i MKKDHF në Komunën e Kamenicës duhet themeluar se është shumë i rëndësishëm” dhe tash veçse ky MKKDHF është i themeluar, ne jemi anëtarë të këtij mekanizmi dhe kemi marrë pjesë në takimet e rregullta që kanë mbajtur gjatë këtij viti po ashtu edhe kemi kontribuar në draftimin e Planit të Veprimit të MKKDHF Kamenicë 2024, 2025 dhe 2026”- ka shtuar Mustafa.

Pamje gjatë trajnimeve – OJQ -LIRIA – FCB

 

 

Ky projekt përkrahet nga Fondi i Grave të Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit
Evropian në Kosovë përmes nismës së Rrjetit të Grave të Kosovës “Ngritja e kapaciteteve
dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë
COVID-19”.