Bilall Sherifi

Sherifi: Lëreni Ramush Haradinajn të Punojë

Bilal Sherifi nga Nisma për Kosovën që iu drejtua Kuvendit për herë të parë kërkoi që të lihet Ramush Haradinaj të punojë.

Ai mohoi se janë bërë pazare me Listën Serbe, ndërsa tha se nëse janë bërë pazare të tilla edhe ai do ta ndalojë këtë qeveri.

“Nëse kjo qeveri hyn në pazar me Listën Serbe ju jeni aty, unë këtu dhe do ta ndalim. Marrëveshje me Listën serbe nuk kemi, po ju garantoj unë nga Nisma”, tha Sherifi.

Ai u kërkoi deputetëve opozitarë të flasin, pasi tha se fjala parlament rrjedh nga fjala “parla” që do të thotë “të flasësh”.

“Po ju them kolegëve të opozitës mos u nalni se vetë fjala parla do të thotë me fol”, tha Sherifi.

Ai pati porosi për opozitën.

“Duke dashur që të ofrohem edhe në bashkëpunim me kolegët e opozitës pa marrë parasysh ku pajtohemi e ku jo, le të ecim së bashku aty ku mund të ecim dhe të kundërshtojmë aty ku duhet të kundërshtohet”, tha Sherifi.