Ministria e Financave

Shërbyesve Civilë u Dalin Rrogat Para Festave

Ministria e Financave njoftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se për nder festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Ministria njoftoi se bilanci i mirë bankar i qeverisë bëri të mundur ekzekutimin më herët të pagesave për shërbyesit civilë.

“Duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të qeverisë dhe për nder të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftim

Kreu i këtij institucioni Bedri Hamza ua uroi festat e fundvitit qytetarëve

“Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke u dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat në vitin 2018”, tregohet në njoftim.