Burimi Parku Arkologjik IAP

Shënohen Ditët Evropiane të Trashëgimisë

Ditët Evropiane të Trashëgimisë e gjejnë trashëgiminë kulturore kosovare pa ndonjë ndryshm nga viti i kaluar dhe në rrezik permanent të shkatërrimit.

Sali Shoshi, drejtor i CHwB, për Kosovë ka thënë në një prononcim për Kallco.com se gjendja e  gjendja e trashëgimisë kulturore vazhdon të jetë e njëjtë, në disa raste edhe me tendenca negative.

Gjendja fizike e ndërtesave, sipas tij,  është duke u përkeqësuar, kemi pasur raportime për rrënim të së paku 10 ndërtesave, ndërsa nuk ka pasur përmirësime as në menaxhim të lokaliteteve.

Shoshi ka thënë se asnjë nga lokalitet etet nuk e ka të finalizuar dhe të miratuar Planin e Menaxhimit dhe si rrjedhojë, siç ka thënë ai, ato nuk ofrojnë ndonjë mundësi ose përmbajte për vizitorë.

“E vetmja gjë që duhet përmendur nga viti i kaluar është hapja e Ekspozitës Bazë ne Muzeun e Kosovës”, ka thënë Shoshi.