Endrit Shala në“Business Talks” të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare. Foto: MTI

Shala: Prioritet i imi, përkrahja e prodhimeve vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Shala tha se prioritet i tij është dhe do të mbetet përkrahja e prodhimit vendor.

“Jam thellësisht i bindur se me një sektor privat të qëndrueshëm dhe konkurrent dhe një prodhimtari kualitative ne mund ta zhvillojmë ekonominë dhe ta rrisim prodhimit duke forcuar shtetin. Vendimet e MTI-së kanë prekin direkt prodhuesin tonë, fermerin tonë në përgjithësi ekonominë e vendit tonë dhe si rezultat i vendimeve tona, i shohim këto me rritje të numrit të të punësuarve, me rritje të kualitetit të prodhimit”, tha Shala në “Business Talks” të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare

Ministri ka folur edhe për investime të huaja, duke përmendur ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Investime Strategjike që sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për të investuar në Kosovë.

“Me marrjen e detyrës në tetor të vitit të kaluar, kam iniciuar procedura për ndryshim të këtij udhëzimi që ka hyrë në fuqi në janar të këtij vitit, dhe nga ajo kohë kemi 12 biznese që kanë aplikuar apo janë në proces të aplikimin. Një vetëm e ka marrë statusin e investitorit strategjik, “Sowi Kosovo LLC”, që planifikon investimin e 169 milionë eurove në energji me erë dhe është investimi më i madh direkt që ka ndodhë në Kosovë nga një investitor privat”, tha Shala.

Tutje sipas një komunikate për media, Shala ka folur edhe për ofertën që ia ka bërë gjigantit gjerman për prodhimin e veturave “Volkswagen”, që u vlerësua shumë nga bizneset, si rasti i parë që një ministër merr hapa konkret për ta ftuat një investitor të huaj.