Senatori John McCain gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Senatori McCain: Trump i Papërvojë dhe Impulsiv

Senatori republikan nga Arizona, John McCain u ka bërë thirrje anëtarëve të Kongresit që kur të kthehen nga pushimi javën e ardhshme t’i kryejë punët, të cilat nuk mund t’i kryejë Presidenti amerikan Donald Trump.

McCain e ka quajtur Trumpin të papërvojë, të painformuar dhe impulsiv.

“Ne duhet ta respektojmë autoritetin e tij dhe obligimet kushtetuese. Ne mund të bashkëpunojmë me të. Por ne nuk jemi vartësit e tij. Ne nuk i përgjigjemi atij, ne i përgjigjemi popullit amerikan”, thuhet mes tjerash në një shkrim të senatorit McCain të botuar në të përditshmen “Washington Post”.