Foto: Albin Kurti/Facebook

Saranda Bogujevci kthehet në Kosovë pas trajtimit të plagëve të luftës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se deputetja Saranda Bogujevci është rikthyer nga Mançesteri në Prishtinë pasi kishte shkuar për trajtimin e plagëve të marra gjatë luftës në Kosovë.

“Saranda u rikthye në Prishtinë nga Mançesteri. Pjesa e parë e operacionit të rikuperimit nga plagët e luftës ka shkuar siç është më së miri. Saranda si vajzë e mitur është qëlluar me 16 plumba në trup nga policët serbë më 28 mars 1999”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në Facebook.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, nuk ka mundur të jetë prezent për të votuar transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës pasi ishte duke i trajtuar nga plagët e marra gjatë luftës së fundit në Kosovë.

https://kallxo.com/trajtimi-i-plageve-te-marra-nga-lufta-ia-pamundesoi-deputetes-te-votoje-per-ushtrine/

https://kallxo.com/bogujevci-shume-shpejt-do-te-jem-me-te-gjithe-ju-per-te-festuar/