Salih Zyba, Deputet, VV

Salih Zyba me Dy Fjalë Komenton Dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga strukturat e Vetëvendosjes ka reaguar deputeti i kësaj partie Salih Zyba.

Zyba në facebook e ka komentuar me ironi dhe vetëm em dy fjalë dorëheqjene  Ahmetit.

“Fluturoi, fluturoi”, ka shkruar Zyba, duke aluduar në emrin e kryetarit të Prishtinës.

Zyba ishte drejtor në Komunën e Prishtinës të udhëhequr nga Ahmeti, para se të bëhej deputet.

Edhe aktivisti i Vetëvendosjes Alban Krasniqi ka reaguar pas dorëheqjes së Ahmetit.

“Pas katër vitesh ballafaqim mafia rimerr Prishtinën”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Shpend Ahmeti mbrëmjen e sotme e ka shpjeguar me një letër dorëheqjen e tij.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-dorehiqet-nga-vetevendosja/