Foto: KALLXO.com

Japin dorëheqje dy anëtarë të bordit mbikëqyrës të “Trepçës”

Dy anëtarët e bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”, Bujar Bilalli dhe Muharrem Peci, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, dje, më 20 shtator.

Këtë e kanë konfirmuar vetë ata, duke thënë se kërkesa për lirim nga detyra është për shkaqe personale.

“Po, dje kemi kërku lirim nga detyra, i kemi shkru Zyrës së Kryeministrit. Arsyeja ka qenë thjesht çështje personale, kurrgjë tjetër” – ka thënë Muharrem Peci.

Të njëjtin arsyetim e ka dhënë edhe Bujar Bilalli.

“Është e vërtetë, kemi kërku lirim nga detyra. Kryesisht kanë qenë arsye personale, për shkak të angazhimeve të mia që jam tu i ba tash aktualisht, nuk ka pasë asgjë tjetër” – tha ai për KALLXO.com.

Edhe kryesuesi i bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni, ka konfirmuar dorëheqjen Bilallit dhe Pecit.

Ndërsa lidhur me shpallejn e ndonjë konkursi të ri për këto pozita nga Ministria e Ekonomisë nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje.