Foto-Ilustrim

Rritet Numri i Tiketave të Trafikut

Për çdo ditë, policia jep numrin e tiketave të shqiptuara nëpër raportet ditore të incidenteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 1249 tiketa trafiku, ndërsa për këto 10 ditë të muajit, numri më i madhi tiketave është shqiptuar më 3 mars. Atë ditë policët e trafikut kanë prerë gjithsej 1334 tiketa për kundërvajtësit në rrugë.

Ditën tjetër, më 4 mars, ishin shqiptuar 1222 tiketa trafiku ndërsa të mërkurën e kësaj jave, numri i tiketave kishte rënë në 996.