Gjësendet që po largohen me autoambulancë me targa të Beogradit nga objekt-aneksi në stacionin qendra në Prishtinë. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Çka po largohet nga aneks-objekti në Stacionin Policor ‘Qendra’?

Dokumente, shtretër, karrige, dollapë, pajisje higjienike, kavanoza, janë vetëm disa nga materialet që janë duke u larguar nga aneks-objekti që u përdorë për disa vite me radhë nga një OJQ, e që e njëjta dyshohet se në mënyrë te kundërligjshme kishte ushtruar veprimtari mjekësore e farmaceutike.

Nga ky aneks-objekt sot po bëhet dislokimi i pajisjeve pasi ishte mbyllur që nga janari dhe ishte jashtë funksionit për disa muaj.

KALLXO.com gjendet në vendin e ngjarjes dhe ka parë se për bartjen e këtyre pajisjeve nga ky objekt, janë sjellë dy autoambulanca, njëra prej tyre me tabela të Beogradit.

Janë më shumë se pesë persona që po bëjnë tërheqjen e mjeteve dhe të njëjtat po i vendosin në autoambulancat e tutje të transportohen në një lokacion tjetër.

Në vendin e ngjarjes janë edhe hetuesit që po mbikëqyrin këtë proces të dislokimit.

Gjësendet që po largohen me autoambulancë me targa të Beogradit nga objekt-aneksi në stacionin qendra në Prishtinë. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Më 31.01.2024, Policia kishte ndërmarrë një aksion në lidhje me këtë çështje ndërsa ishin intervistuar edhe persona të dyshuar e të tjerë si dëshmitarë për mënyrën se si kishte funksionuar kjo organizatë.

Objekt-aneksi u shfrytëzua për vite me radhë; nga një OJQ ndërsa prokuroria kishte thënë se brenda dyshohej se u ushtrua veprimtari mjekësore e farmaceutike në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria kishte njoftuar se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin-aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme, ekipe nga prokuroria, policia e dogana, kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Kjo zyrë ishte mbyllur nga janari ndërsa sot janë njoftuar zyrtarë të kësaj zyre se duhet të dislokohen.

Gjësendet që po largohen me autoambulancë me targa të Beogradit nga objekt-aneksi në stacionin qendra në Prishtinë. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Me autoambulancë me tabela të Beogradit po barten materialet që u gjetën në aneksin ngjitur Stacionin e Policisë