Ilustrim

Gjakovë, arrestohet një i mitur, dyshohet se vodhi stoli në vlerë 10 mijë euro

Për vjedhjen e stolive në vlerë prej 10 mijë eurosh në një shtëpi në Gjakovë janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur.

I mituri me inicialet V.A. është arrestuar mbi dyshimin se ka kryer veprën penale – vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër Q.L. i moshës madhore dyshohet se i ka ofruar ndihmë pas kryerjes së veprës.

Policia e Kosovës njofton se vjedhja ka ndodhur më 11.05.2024, ndërsa arrestimet sot më 27.05.2024.

“Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vëllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses në vlerë prej rreth 10 mijë euro” – thotë Policia.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve, sipas Policisë, është bërë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv.