Komuna e Prizrenit - Foto: KALLXO.com

Rrihen qifti nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një burrë dhe një grua rome pas një mosmarrëveshje ishin konfrontuar fizikisht në mes veti.

Policia thotë se rasti ka ndodhur dje në Prizren dhe se pas kësaj ata kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje policia thotë se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, kurse lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.