Foto: Ilustrim

Rrihen mes vete babai dhe i biri

Policia e Kosovës njofton se është raportuar që pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar babë e bir nga Ferizaj, janë rrahur mes veti me ç‘rast kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole me 7 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një shufër metali dhe një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet.