Gjykimi për vrasjen me pagesë - 21.03.2019

Rrëfimet e dëshmitarëve për vrasjen që dyshohet që e pagoi mërgimtari nga Zvicra

Procesi gjyqësor në rastin e vrasjes, për të cilën pretendohet se në Zvicër u paguan paratë, ka vazhduar me paraqitjen e dëshmitarëve para të akuzuarve.

Në gjykimin ndaj Bekim Rajës, Avni e Murat Sinanaj dhe Gjon Pnishit në Gjykatën e Pejës, për vrasjen e Ferdinand Gjinit fillimisht dëshmoi G. L.

Ai tha se Ferdinand Gjinin e kishte njohur, ndërsa Gjon Pnishin për herë të parë e kishte takuar në Zvicër, me të cilin ishte shoqëruar disa herë.

“Gjonin dhe Ferdinandin nuk i kam parë asnjëherë bashkë”, tha dëshmitari G. L.

Më pas dëshmitari A. F. i afërm i të akuzuarit Gjon Pnishi, para gjykatës dha dëshminë e tij.

Ai tregoi se edhe me të ndjerin Ferdinand Gjinin kanë pasur raporte miqësore familjare.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar që Ferdinandi ka pasur raporte të këqija me njerëz”, tha dëshmitari A. F.

“Atë ditë të vrasjes kam qenë në kafe dhe aty afër ka qenë edhe Gjon Pnishi. Gjonin e thirri dikush në telefon dhe i tha ‘po, pritem se erdha”, tha dëshmitari A. F.

Ndërsa në këtë dëshmi i akuzuari Gjon Pnishi kishte vërejtje, duke thënë që dëshmitari ka gënjyer nga fillimi deri në fund.

Në këtë gjykim të udhëhequr nga trupi gjykues i përbërë nga Sami Sharraxhiu, dëshmoi edhe djali i xhaxhait të Gjon Pnishit, N. P.

Ai tregoi se ishte pronar i lokalit, kur atë ditë Gjon Pnishi kishte pirë kafe.

“Atë ditë në lokal Gjoni mi ka kërkuar 200 euro, por nuk i kam pasur për me ja jap”, tha dëshmitari N. P.

“Në atë ditë të vrasjes jam takuar rastësisht me G. B. dhe me një person tjetër që nuk kam njohur dhe më kanë pyetur se ku është Gjoni”, tha ai.

“E pastaj e kam thirr Gjonin në telefon për me i tregu që po dyshohet për vrasje dhe më ka thënë që nuk ka të bëjë me këtë rast”, tregoj dëshmitari N. P.

Gjykimi për vrasjen me pagesë – 21.03.2019

 

https://kallxo.com/deshmitari-rrefen-per-vrasjet-me-pagese-ne-gjakove/

Sërish gardianëve u është dashur t’i veshin antiplumb Gjon Pnishit, i akuzuar për vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Ky shqyrtim do të vazhdojë ditën e nesërme me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.

 

 

https://kallxo.com/peje-i-akuzuari-per-vrasje-levizet-me-antiplumb/

 

Shpjegimi i Prokurorisë

Çështja e vrasjes së Ferdinand Gjinit është përshkruar në aktakuzën e Prokurorisë.

E njëjta pretendon se i ndjeri u vra me porosinë e Bekim Rajës i cili e kishte porositur Avni dhe Murat Sinanajn të kryejnë vrasjen e viktimës Ferdinand Gjini, duke iu ofruar shpërblimin në shumën prej 100 mijë frangave zvicerane.

Më shumë se katër vite hetime i janë dashur Prokurorisë së Pejës për të ngritur tezën e vrasjes me pagesë të Ferdinand Gjinit.

Banori i Gjakovës ishte vrarë mëngjesin e 23 qershorit 2014 në urën që lidhë fshatin Llukë dhe Prapaqan të Deçanit.

 

https://kallxo.com/zbulohet-identiteti-i-te-vrarit-ne-decan/

Hetimet e para të Prokurorisë përgjegjës për këtë vrasje e identifikuan Gjon Pnishin. Ai ishte arrestuar ndërsa disa muaj më vonë ndaj tij filloi procesi gjyqësor në Gjykatën e Pejës.

Nën akuzën për vrasjen e Gjinit, Pnishi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 18 vite burgim.

Por vrasja e cila tronditi zonën nuk kishte marrë verdiktin final, pasi Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim çështjen ndërsa në rrugën hetimore prokurorja e rastit Valbona Haxhosaj kishte ngritur dyshime të reja.

Prokurorja Haxhosaj pretendonte se kishte zbuluar se vrasja ishte kryer me pagesë duke pretenduar se dihet edhe shuma e parave.

Bekim Raja sipas aktakuzës e kishte porositur Gjon Pnishin që së bashku me dy persona të tjerë Avni dhe Murat Sinanajn ta ekzekutonin Ferdinand Gjinin. Për ta realizuar këtë qëllim sipas aktakuzë Bekim Raja i kishte ofruar Gjon Pnishit shumën prej 100 mijë frangave.

Për ta realizuar qëllimin tre të pandehurit Gjon Pnishi, Avni Sinanaj dhe Murat Sinanaj e kishin ndërtuar planin e vrasjes.

Të pandehurit kishin kontaktuar me viktimën me qëllim të shkëmbimit të një substance narkotike dhe siç përshkruhet në aktakuzë viktima gjatë tërë kohës ishte ndjekur nga i akuzuari Gjon Pnishi.

“Kur viktima kishte arritur në vendin e krimit Gjon Pnishi i kishte bllokuar rrugën ndërsa i pandehuri Murat Sinanaj kishte qëlluar mbi të me automatik”, thuhet në aktakuzë.

 

https://kallxo.com/arrestimi-4-te-dyshuarve-shtyn-gjykimin-per-vrasjen-e-ferdinand-gjinit/

 

.