Shoqata e Prokurorëve reagon për publikimin e lajmit të rremë për vdekjen e prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka rreaguar lidhur me publikimin e lajmit të rremë për vdekjen e prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj.

Përmes një komunikate të lëshuar më 04.03.2024, shoqata ka shprehur indinjatët të thellë dhe shqetësim lidhur me lajmin e rremë për kinse vdekjen e prokurores.

Më 04.03.2024 ka qarkulluar një lajm nëpër rrjetet sociale se gjoja se ka humbur jetën tragjikisht prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj, e cila punon në Prokurorinë e Pejës.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës përmes komunikatës ka bërë thirrje thirrje për të gjithë që të përmbahen nga përdorimi i këtyre lajmeve të rrejshme.

“Ne si Shoqatë jemi afër prokurores për t’i ofruar mbështetje dhe kurajo të pa rezervë në mënyrë që ta tejkaloj këtë situatë të rënduar për të dhe familjen e saj dhe njëherit ju bëjmë thirrje organeve kompetente konkretisht atyre të sigurisë dhe drejtësisë të hetojnë dhe sa më shpejt të zbardhin rastin dhe ti dërgojnë para përgjegjësisë ata të cilët qëndrojnë prapa këtij lajmi të rrejshëm” – shkruhet më tutje në reagim.

Shoqata e Prokurorëve me këtë rast e ka dënuar publikimin e këtij lajmi te rrejshëm dhe madje e ka cilësuar këtë lajm si formë e përdorur me synim kanë frikësimin dhe shantazhin të prokurores në fjalë dhe sistemit prokurorial, e cila sipas shoqatës është e papranueshme.

Shoqata ka potencuar se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj sipas tyre, lajmet e tilla të rrejshme janë të pa tolerueshme dhe në kundërshtim me rregullat në një shoqëri moderne dhe demokratike.

“Këto lajme të rrejshme nuk do e zmbrapsin punën e prokurores dhe të të gjithë prokurorëve të tjerë” – përfundon komunikata.