Foto: Ilustrim

Rrahet nga Vjehrri

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës familjare që ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas raportit të përditshëm policor, viktima e gjinisë femërore ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

“Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.