Cristiano Ronaldo - Foto: Facebook

Ronaldo Shpallet Lojtari i Vitit nga UEFA

Sulmuesi i Real Madridit është zgjedhur fitues i çmimit ‘UEFA – Lojtari i Vitit’, për herë të tretë në karrierën e tij.

Real Madrid sezonin e kaluar e fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, një titull rekord dhe Ronaldo ishte lojtari kryesor i skuadrës duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 6 asistime në 13 ndeshje.

Në konkurrencë për çmimin ‘UEFA – Lojtari i Vitit’ ishte edhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe portieri i Juventus, Gianluigi Buffon.

Ronaldo e kishte fituar këtë çmim edhe në sezonet 2013/14 dhe 2015/16. /21Media