Rita Zeqiri

Rita Zeqiri Përfundon Garën Olimpike

Notarja kosovare Rita Zeqiri duket se nuk ka pasur një ditë të mirë në Lojërat Olimpike në Rio De Janeiro, duke notuar më ngadalë se rekordi i saj personal.

Në 100 metra shpinë Rita ka notuar për 1 minutë 12 sekonda përderisa rezultati i saj më i mirë në këtë kategori është 1 minutë 09 sekonda. Me kohën e arritur ajo është ranguar e fundit, përderisa sikur ta thyente rekordin personal do të linte pas dy garuese të tjera.

Rita Zeqiri, familja e të cilës ka bërë shumë që ajo të arrijë rezultate të mirë për një vend që nuk ka pishinë olimpike, si qëllim të vetin në këtë garë e ka pasur thyerjen e rekordit personal.

Trajneri i notit më herët për KALLXO.com ka thënë se nuk presin ndonjë mrekulli por do të përpiqen që të mos jenë të fundit.