Foto: KALLXO.com

Majlinda: Krejt Këtë Sakrificë e Kam Bërë për Shtetin Tim

Në një konferencë për media, kampionia botërore e xhudos, Majlinda Kelmedi tha se “kemi punu shumë me arritë këtë sukses që shume shtete në botë e kanë ëndërr me  e arritë“.

Periudha më e vështirë për mua ka qenë ajo e vitit 2015, tha ajo. “Fillimisht gjuri e më pas shpina. Kam mendu që nuk kam me mujtë me u kthy më asnjëherë në top formë. Ka qenë periudha më e vështirë fizikisht e mentalisht, por jam kthy më mirë se që e kam pritë”, tha Majlinda Kelmendi.

“Në Lojëra Olimpike jam nisë me cakun me marrë medaljen e artë. I kam pasë katër luftëra, e më e vështira ka qenë ajo me japonezen. Në shumë intervista kam thënë që ajo është idoli im. Erdh dita me e mujtë. Kur jam në finale është e vështirë me më mposht dikush”, theksoi Majlinda.

E pyetur nëse e ka ndërmend të pensionohet, Majlinda Kelmendi e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se synon të marrë pjesë edhe në dy olimpiada dhe se deri në Lojërat Olimpike Verore të Tokios (më 2020) shpreson se do t’i fitojë edhe katër tituj në Evropë, tre në botë dhe të katërtin në olimpiadë.

Kampionia botërore e xhudos tha se shpreson se suksesi i saj do të jetë inspirim dhe motivim për të gjithë të rinjtë e Kosovës.

Majlinda Kelmendi 008

Për suksesin në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” dhe në të gjitha garat, Majlinda Kelmendi tha se njeriu më meritor është trajneri i saj, Driton Kuka.

“Suksesi i Majlindës është dëshmi e një pune vetëmohuese, e të palodhshme”, tha në këtë konferencë për shtyp kryeministri Isa Mustafa në pritjen e organizuar për kampionen olimpike.

“Faleminderit për këtë dhuratë që ia keni bërë Kosovës, identitetit tonë shtetëror e kombëtar”, tha Mustafa.

Shumë qytetarë e adhurues e kanë përshëndetur kampionen olimpike Majlinda Kelmendin pas daljes nga Aeroporti.

Majlinda Kelmendi 009