Rinia e PDK-së Fshin Grafitin për Thaçin

Berat Thaçi, anëtar i Kryesisë së Rinisë së PDK-së tregoi për KALLXO.com arsyet e fshirjes së grafitit.

“Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës po ndjehemi të fyer me grafite te tilla që pasqyrojnë urrejtje. Të gjithë kemi familje, fëmijë dhe pamjet e tilla janë të turpshme. U bëj apel atyre që krijojnë grafite të tilla, se nuk i bëjnë nder e askujt me to,” tha Thaçi.

Grafiti ku Thaçi i kërkonte Presidentes Jahjaga t’ia lëshojë postin, ishte vendosur në muret e Qendrës Rinore në Pejë.

KALLXO.com shkroi sot për grafitin ku Thaçi u paraqit në mënyrë të papërshtatshme.

http://kallxo.com/grafiti-thaci-ne-kerkim-te-hyrjes-ne-presidence/

Edhe grafiti për Presidenten Atifete Jahjaga i shfaqur në fillim të janarit në Prishtinë qe fshirë nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.