Rektori Dënon Heqjen e Flamurit Kombëtar nga Salla e Senatit

Pasi flamuri kuqezi u largua nga salla e Senatit më 2 maj nga zyrtarja e financave të Universitetit të Prishtinës Zelfije Avdyli, sot në lidhjer me këtë çështje reagoi rektori Marjan Dema.

Në mbledhjen e sotme të Senatit rektori Dema e dënoi heqjen e flamurit, duke demantuar se ai e ka urdhëruar këtë.

Flamuri kuqezi u largua nga salla e Senatit në ditën kur aty ligjëroi Alan Watson, duke u zëvendësuar me flamurin britanik.

Dy ditë më vonë Rektorat i UP-së në një protestë ndaj heqjes së flamurit  u mbulua me flamuj të tillë.

Zyrtarja Zelfije Abvdyli i tha Klan Kosovës se e kishte hequr flamurin, ngase ai nuk ishte në gjendje të mirë, ndërsa nuk kishte kohë për ta zëvendësuar.

KALLXO.com raportoi për vizitën e Alan Watsonit në UP.

http://kallxo.com/watson-britania-e-madhe-nuk-po-largohet-nga-europa/

Në mbledhjen e sotme të Senatit Afërdita Berisha-Shaqiri u zgjodh prodekane për financa në Fakultetin Ekonomik.

Senati zgjodhi Iset Morinën në Këshillin e Etikës pas dorëheqjes prej tij të Myzafere Limanit.

Edhe në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa u zgjodhën Bedri Bahtiri e Bardha Korça.

Para tri ditësh KALLXO.com shkroi për dorëheqjen e Myzafere Limanit nga Këshilli i Etikës së UP-së.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-kryetarja-e-keshillit-etik-te-se/

KALLXO.com ka ndjekur ehe mbledhjet tjera të Senatit të UP-së. Shkrimet për to mund t’i lexoni këtu.